Hesht të lutem,hesht
Dëgjo fjalët e valëve në puhizë
Thënë bregut sa herë takohen
Lehtas në vesh ca fjalë të ëmbla pa mbarim
Dëgjo të lutem,dëgjo
Melodinë e tyre të gëzuar
Deti i njelmët i magjepsur
Puthet marrëzisht pa ndalur
E të dy lakuriq bëjnë dashuri
Dy shpirtra bërë një feksin në diell
Të përtëritur prej magjisë së bukur
Të ngjashëm me ta edhe njerëzit
Mendimet e dëlira shkruajnë mbi rërën e lagur
Duke i buzëqeshur njëri-tjetrit përzemërsisht…
@highlight Marjeta Shatro Rrapaj

































