AKTUALITET /

E publikuan në internet 3 ditë para përplasjes, ja si duket projekti që futi në sherr Vasil Bedinajn e “Regina” me Luan Muçën e Delta-s

Dy javë më parë në faqen e saj, 'Regina Construction' njoftoi për një projekt të ri në Palasë

Shkruar nga Versus

E publikuan në internet 3 ditë para përplasjes, ja si duket

Një tokë në Palasë dyshohet se ishte shkaku që përplasi ditën e djeshme (3 shtator) dy biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Luan Muça të cilët pretendojnë se kanë pronësinë.

Vasil Bedinaj pronari i hotel “Regina Palm Resort” aty ku nisi edhe përplasja me armë, duket se ka gati edhe projektin e tij në tokën në Palasë, e cila u kthye në mollë sherri për dy biznesmenët.

Mësohet se 3 ditë më parë, projekti i quajtur 'Regina Palasë' është reklamuar në faqen zyrtare të 'Regina Construction' para përballjes me armë të palëve Bedinaj-Muça.

"Mos mendo, investo për të ardhmen - Palasë Resort"-thuhet bashkangjitur pamjeve se si do të duket projekti i ri.

E publikuan në internet 3 ditë para përplasjes, ja si duket

Edhe dy javë më parë në faqen 'Regina Construction' njoftoi për një projekt të ri në Palasë. Në tokën ku të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie edhe pronari i 'Delta Group' ka planet e një ndërtimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Regina Group Incorporated (@reginagroup_inc)

Poll