
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje në aksin nacional Fier-Shegan-Kuçovë, ku janë përfshirë disa automjete.
Sipas informacioneve paraprake, një trajler dyshohet se ka shkaktuar një përplasje me disa mjete. Një prej automjeteve, që drejtohej nga një e re, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni.
E reja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, një automjet tjetër, tip “Audi”, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Dinamika e plotë e aksidentit mbetet ende e paqartë. Nuk dihet nëse përplasja mes automjeteve ka ardhur si pasojë e ndonjë manovre të trajlerit.
Pas ngjarjes, drejtuesi i trajlerit dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Priten të dhëna të tjera nga policia lidhur me gjendjen e të resë dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

