AKTUALITET /

Skandal në Vlorë/ 10 persona të armatosur kërcënojnë pronarin e Hotel "Regina", Vasil Bedinaj. Arrestohen 2 prej tyre

Mësohet se grupi ka rrethuar hotelin, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Shkruar nga Versus

Skandal në Vlorë/ 10 persona të armatosur

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku rreth 10 persona të armatosur janë paraqitur në ambientet e Hotel Regina, në pronësi të Vasil Bedinajt.

Sipas burimeve paraprake, personat kanë mbërritur me automjete të ndryshme dhe, të pajisur me armë zjarri, kanë shkuar në ambientet e hotelit, ku dyshohet se kanë kërcënuar pronarin.

Mësohet se grupi ka rrethuar hotelin, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Pas incidentit, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Forcat e policisë po vijojnë kontrollet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e incidentit, identitetin e personave të përfshirë dhe motivin e kërcënimit.

Biznesmeni Vasil Bedinaj nuk është hera e parë që përfshihet në incidente apo ngjarje të rënda. Në korrik të 2025 u përfshi në dhunën ndaj kamarierit 18-vjeçar, Ron Balaj.

Kush është Vasil Bedinaj?

Bedinaj është një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i Hotel Regina, një aktivitet në sektorin e turizmit. Emri i tij është bërë publik edhe në të kaluarën për shkak të disa episodeve që kanë marrë vëmendje mediatike.

Në korrik të vitit 2025, Bedinaj u përfshi në një konflikt të bujshëm, ku u dhunua kamarieri 18-vjeçar Ron Balaj. Sipas raportimeve të kohës, Balaj ishte përfshirë në një konflikt me ish-oficerin e Policisë Kufitare të Dibrës, Ardian Isufi, dhe Leart Bimon. Gjatë përplasjes kishte ndërhyrë edhe Bedinaj, i cili kishte goditur Isufin.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta publike dhe u komentua edhe nga kryeministri Edi Rama.


Një tjetër episod që e ka vendosur Bedinajn në qendër të vëmendjes ka ndodhur në verën e vitit 2024. Biznesmeni u filmua duke goditur me grusht një qytetar pas një debati lidhur me hapësirën në plazh.

Pas publikimit të pamjeve, Bedinaj u shfaq në një video së bashku me personin me të cilin kishte pasur konfliktin. Ai deklaroi se përplasja kishte ndodhur rreth një muaj e gjysmë më parë dhe se të dy ishin biznesmenë që operonin në sektorin e turizmit në Vlorë./Versus.al

 

 

Poll