
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vorë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku një sasi e vogël lënde plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa po punohet edhe për përcaktimin e motivit të këtij akti./Versus.al
Njoftimi i policisë
Vorë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

