
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qendrën e Minneapolisit në SHBA, ku një person hapi zjarr në një ndërtesë banimi, duke shkaktuar tre viktima, përfshirë autorin e dyshuar, si dhe gjashtë të plagosur.
Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës, rreth orës 16:30, në një pallat shumëkatësh në zonën e Grant Street. Policia mbërriti në vendngjarje pak minuta pasi mori telefonatat e para për të shtëna me armë.
Sipas autoriteteve, dy prej viktimave humbën jetën, njëra në vendngjarje dhe tjetra pasi u transportua në spital. Personi i dyshuar si autor i të shtënave u gjet gjithashtu i vdekur.
Mes të plagosurve janë edhe tre efektivë të policisë së Minneapolisit. Dy prej tyre u qëlluan me armë zjarri, ndërsa efektivi i tretë pësoi dëmtime të tjera. Të tre ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe pritet të rikuperohen.
Policët që hynë në ndërtesë raportuan se u përballën me një mjegullim të dendur që kufizonte ndjeshëm shikimin, ndërsa vijonin të dëgjoheshin të shtëna në katet e sipërme.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të sulmit. Në operacion morën pjesë edhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, ndërsa FBI ka ofruar mbështetje për hetimin./Versus.al

