AKTUALITET /

Dhun*i Edi Kuçin, Prokuroria e Kosovës kërkon arrestimin e Joz Markut

Shkruar nga Versus
Dhun*i Edi Kuçin, Prokuroria e Kosovës kërkon arrestimin e Joz
Edi Kuçi/ Joz Marku

Autoritetet e Kosovës kanë përfshirë në “stop-listë” ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Jozefin Marku, pas incidentit të dhunshëm ndaj shtetasit kosovar Edi Kuçi.

Vendimi është marrë pas nisjes së një rasti penal lidhur me përleshjen fizike, pamjet e së cilës janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, prokurori kujdestar ka hapur me iniciativë një rast penal ndaj Jozefin Markut, shtetas i Shqipërisë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, që dyshohet se i është shkaktuar shtetasit kosovar E.K., iniciale që i referohen Edi Kuçit.

Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, vendosjen e të dyshuarit në listën kufitare për kontroll të veçantë dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Sipas autoriteteve të Kosovës, procedurat janë ndërmarrë në bazë të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili, sipas Prokurorisë, mund të zbatohet edhe ndaj shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj./Versus.al

Tags:

edi kuci

Poll