AKTUALITET /

Pasi e dhunoi dhe e uli në gjunjë, Joz Marku: Asgjë s’ka ndodhur, unë dhe Edi kemi aktruar

Shkruar nga Versus

Pasi e dhunoi dhe e uli në gjunjë, Joz Marku: Asgjë s’ka

Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqet së bashku me disa persona të tjerë duke dhunuar ish-konkurrentin e “Përputhen”, Edi Kuçi.

Në një komunikim me Top Channel Web, Marku pretendon se ngjarja e filmuar në autostradën Tiranë-Durrës nuk ka ndodhur realisht, por sipas tij bëhet fjalë për një skenë të inskenuar.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur Marku përmes mesazheve.

I pyetur edhe për raportimet lidhur me urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Pejës, Marku e ka mohuar një gjë të tillë, duke e cilësuar informacionin si të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka pretenduar ai.

Reagimi i Markut vjen pasi pamjet e incidentit kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime në Shqipëri dhe Kosovë.

 

 

Poll