AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Korçë, 1 i plagosur dërgohet me urgjencë në spital. Autori shpallet në kërkim

Personi i dëmtuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Korçë, 1 i plagosur

Një person është plagosur ditën e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

I plagosuri, i identifikuar si Dhimitër Shaka, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr mjekim.

Sipas informacioneve, ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori Nikolin Tarusha është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Personi i dëmtuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe kapjen e autorit.

Poll