
Dalin pamjet e rrethimit të hotelit në Orikum nga grupi i armatosur që kërcënoi pronarin e hotelit, Vasil Bedinajn.
Si një skenar filmi, 8 automjete ku ndodheshin persona të armatosur u shpërndanë përreth godinës. Një prej personave u fut në ambientet e brendshme të hotelit dhe u ul në tavolinë me pronarin i cili në atë moment ndodhej vetëm në ambientet e hotelit.
Biseda mes tyre duket ka qenë bisedë e nxehtë dhe që lidhet me një gjobë 5 mln euro ndaj biznesmenit.
Gjoba e papranuar nga Bedinaj ka sjellë në oborrin e hotelit 8 automjetet nga të cilat kanë dalë 15 persona të armatosur të cilët janë përleshur fizikisht me njerëzit e Bedinajt.
Më pas dy grupet patën përplasje fizike mes tyre ku dyshohet se janë përdorur dhe armët. Me lajmërimin e policisë, personat e armatosur u shpërndanë me automjetet për ti shpëtuar policisë. Gjatë ndjekjes, një prej makinave ku ndodheshin 3 persona nga grupi i armatosur që kërcënuan Vasil Bedinajn u përplas në urën e Peshkëpisë ku 2 prej tyre mbetën të plagosur./Versus.al
View this post on Instagram

