AKTUALITET /

Aksident në Ardenicë, bie nga motomjeti, 55-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Altin Alla ishte duke lëvizur me një mjet motorik tip frezë me karroceri, kur në një pjesë të rrugës me dishezë mjeti ka dalë nga kontrolli, dyshohet për shkak të peshës së ngarkesës, dhe e ka zënë poshtë

Shkruar nga Versus

Aksident në Ardenicë, bie nga motomjeti, 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është aksidentuar paraditen e së premtes në Ardenicë, teksa po transportonte rrushin e vjelë nga vreshtat.

Sipas të dhënave paraprake, Altin Alla ishte duke lëvizur me një mjet motorik tip frezë me karroceri, kur në një pjesë të rrugës me dishezë mjeti ka dalë nga kontrolli, dyshohet për shkak të peshës së ngarkesës, dhe e ka zënë poshtë.

Pas ngjarjes, kanë qenë të afërmit e 55-vjeçarit ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Alla është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./Versus.al

Poll