AKTUALITET /

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” humb jetën në aksident me motor. Në të njëjtën datë, Laurent Krasniqi i propozoi një muaj më parë të dashurës

Laurent Krasniqi u bë i njohur fillimisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas mori pjesë në “Big Brother VIP Kosova”, ku u bë një personazh i njohur për publikun.

Shkruar nga Versus

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” humb jetën në

Tik-tokeri i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Sipas njoftimit zyrtar, Krasniqi, i lindur në vitin 1997, është transportuar në Klinikën Emergjente nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, por ka mbërritur pa shenja jete.

Laurent Krasniqi u bë i njohur fillimisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas mori pjesë në “Big Brother VIP Kosova”, ku u bë një personazh i njohur për publikun.

Vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit dhe personat që e njihnin, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll