AKTUALITET /

Detaje nga ngjarja e Orikumit/ Makina me të cilën u arratisën dy prej personave që kërcënuan Vasil Bedinajn, në pronësi të OTP?

Si pasojë e ndjekjes nga policia, automjeti u aksidentua në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Shkruar nga Versus

Detaje nga ngjarja e Orikumit/ Makina me të cilën u arratisën dy

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë kriminale që ndodhi mesditën e sotme në Orikum, ku 10 persona kërcënuan me armë pronarin e hotel “Regina”, Vasil Bedinaj.

Sipas profilit në facebook, "Disidentët", mësohet se makina me të cilën udhëtuan 2 prej personave që kërcënuan Bedinaj, është në pronësi të bankës OTP.

Detaje nga ngjarja e Orikumit/ Makina me të cilën u arratisën dy

Si pasojë e ndjekjes nga policia, automjeti u aksidentua në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Dy personat që janë aksidentuar janë arrestuar dhe janë nga Tirana.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll