AKTUALITET /

Aksident në Papërr të Elbasanit, shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Shkruar nga Versus

Aksident në Papërr të Elbasanit, shkak dyshohet shpejtësia e

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në aksident. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia e lartë.

Për fat të mirë, nuk raportohet për pasoja në njerëz, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kujdesen për normalizimin e qarkullimit dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll