Aktualitet

'Audi' përplaset "kokë më kokë" me 'Benz'-in në Levan-Tepelenë, humb jetën njëri prej shoferëve (EMRI)

Viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

zh.ll
'Audi' përplaset "kokë më kokë" me
pamje-aksidenti

TEPELENË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. 

Mësohet se dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Audi”, Dashmir Beca.

Viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB