Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia tronditëse e Genti Nelës, kamarierit që u dhunua barbarisht nga pronarët e hotelit ku ishte i punësuar, pasi iu kërkoi pagesën, për shkak se do të niste një punë tjetër.

Për dhunimin e Nelit mbrëmjen e 27 gushtit janë arrestuar dhe po mbahen nën arrest me burg me afat 45 ditor Florian Habilaj dhe Enold Dragoti.

Ndërsa janë në kërkim dy persona të tjerë. Pas ngjarjes u arrestua dhe xhaxhai i kamarierit, i cili shkoi në ndihmë të nipit, por u arrestua për shkak se iu gjet armë dhe municione në makinë.

Kallëzimi i kamarierit: Më datë 10.07.2026 Genti Nela thotë se ka filluar punë si banakier në hotel-restorantin “FLAR”, i ndodhur në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës ka biseduar me shtetasit Florian dhe Arbër Habilaj. Pagën e parë e ka marrë më datë 10.08.2026 dhe më pas ka vijuar normalisht punën. Më datë 27.08.2026 u ka kërkuar pagën shtetasve Florian dhe Arbër Habilaj, pasi kishte vendosur të vazhdonte punën diku tjetër.

Të dy kanë qenë të pranishëm në momentin kur ua ka bërë me dije këtë vendim, por nuk e kanë pranuar largimin e tij nga puna. Së bashku me ta kanë qenë edhe shtetasit Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha, ku ky i fundit është bashkëshorti i motrës së Florianit dhe të Arbërit, ndërsa Enoldi është shok i tyre.

Nela thotë se pasi ata nuk e kanë pranuar largimin e tij nga puna, është sharë nga të dy vëllezërit dhe se personi i parë që e ka goditur ka qenë Floriani, i cili fillimisht e ka goditur me grusht. Më pas, Arbëri e ka goditur me një tavëll qelqi në kokë, në fytyrë dhe në trup.

Gjithashtu është goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Marigleni e ka mbajtur gjatë gjithë kohës, duke e penguar të largohej, ndërkohë që të tjerët e godisnin vazhdimisht.

Ai shpjegoi se është goditur shumë herë pa ndërprerje dhe se nuk ka pasur mundësi të largohej, pasi ndodhej pranë banakut dhe ata i kishin bllokuar rrugën.

Nela ka theksuar se është ndjerë në rrezik për jetën, pasi ishte përballë katër personave që po përdornin sende të forta dhe se, si pasojë e goditjeve, kishte gjakderdhje të shumta.

Sipas tij, gjatë kohës që e godisnin, ata shpreheshin me fjalë se do ta vrisnin dhe përdornin shprehje fyese ndaj tij. Në këto rrethana, për t’u mbrojtur, ka marrë një gotë qelqi dhe ka goditur Florianin në kokë.

Gjithashtu i ka gjuajtur edhe me grushte, pasi nuk kishte mundësi tjetër për t’i larguar, duke qenë se i kishin bllokuar rrugën. Pas goditjes me gotë, ka arritur të largohet me vrap, por është ndjekur nga të katërt dhe i është bllokuan sërish rruga, ku, sipas deklarimit të tij, është goditur përsëri.

Më pas ka arritur të largohet edhe një herë me vrap, ka telefonuar nënën e tij dhe e ka njoftuar për ngjarjen. Pas kësaj është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzim.

Deklaruesi ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjëherë më pare konflikte me personat e përmendur dhe se, gjatë gjithë periudhës së punësimit, ka qenë korrekt në kryerjen e detyrave të tij, madje, sipas tij, është vlerësuar dhe falënderuar për punën që kryente.

Ai ka deklaruar gjithashtu se, gjatë gjithë kohës që është goditur, është kërcënuar vazhdimisht se do ta vrisnin dhe do ta zhdukin. Sipas tij, ata i thoshin njëri-tjetrit ta godisnin dhe ta vrisnin dhe, edhe pse ai ishte i gjakosur, vazhdonin ta nxisnin njëri-tjetrin të vazhdonin goditjet.

Po ashtu, i kanë thënë se nuk do ta lejonin të shkonte në polici dhe se nuk do ta linin të dilte nga banaku për të bërë kallëzim. Sipas deklarimit të tij, të njëjtat kërcënime i janë bërë edhe kur i kanë dalë në rrugë për herë të dytë.

Megjithatë, ka arritur të largohet me vrap. Në përfundim, ai ka shpjeguar se, gjatë gjithë ngjarjes, është ndjerë sikur po përjetonte momentet e fundit të jetës së tij, pasi katër persona po e godisnin pa mëshirë. Ai është 18 vjeç, ndërsa Floriani është 30 vjeç dhe Arbëri 36 vjeç./VNA.al

Previous Post

Leksione se si ulen çmimet

Next Post

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Next Post
Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al