E pabesueshme, por e vërtetë! Edmond Azemi po i kthehet basketbollit.
Disa vite pas pensionimit, legjenda e basketbollit kosovar ka vendosur të zbresë përsëri në parket.
Edo do ta veshë prapë fanellën Bardhekaltër të KB Prishtinës, me të cilën e kishte kaluar një jetë.
“Rikthehet ikona e klubit! Kapiteni legjendar Edmond Azemi rikthehet si lojtar”, shkroi klubi kryeqytetas në njoftimin për rikthimin e Azemit.


