Lajme

Kurti e Abdixhiku sërish në takim

08/31/2026 12:07
nga:G B

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur një takim të ri në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe gjetjen e një marrëveshjeje për presidentin e ri të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Takimi ka nisur në ora 12:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po, takimi ka nisur në ora 12:00”, tha shkurt Mustafa për Gazeta Blic.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje për presidentin.