Presidenti i Dritës, Valon Murseli, ka reaguar ndaj kritikave të analistëve sportivë pas eliminimit të klubit gjilanas dhe dështimit për të siguruar kualifikimin në Conference League.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murseli ka ironizuar komentet e analistëve, duke iu kujtuar atyre se, sipas tij, në të kaluarën kanë tentuar të ndikojnë në përzgjedhjen e trajnerit të Dritës.
“Po flasin shumë, blla, blla, blla! Kujtojeni sa njerëz i keni dërguar te Drita për pozitën e trajnerit, pastaj vazhdoni të përqeshni!”, ka shkruar Murseli.
Reagimi i presidentit të Dritës vjen pas kritikave të shumta në emisionet sportive, ku është diskutuar eliminimi i skuadrës nga garat evropiane dhe paraqitja e saj në këtë edicion.
/GazetaBlic Sport


