Sporti

E kryer: Malisheva transferon kapitenin e Tiranës, Rimal Haxhiu

08/30/2026 22:51
nga:L J

Malisheva ka bërë goditjen e radhës në merkato.

GazetaBlic Sport mëson se skuadra e Malishevës ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor të Tiranës, Rimal Haxhiu.

27-vjeçari ka gjetur akordin me klubin kosovar dhe pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet zyrtarisht si futbollist i Malishevës.

Haxhiu vjen në Kosovë pas një aventure disa-vjeçare te Tirana, ku ishte një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës. Ai ka bartur edhe shiritin e kapitenit të bardhebluve, duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit në vitet e fundit.

Sulmuesi anësor tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do ta vazhdojë karrierën te Malisheva, e cila ka arritur marrëveshjen me lojtarin.

/GazetaBlic Sport