Lajme

Burri raporton zhdukjen e një familjari në Viti

08/31/2026 10:45
nga:G B

Një person është raportuar i zhdukur në Viti, pasi ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar autoritetet se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante, ndërsa autoritetet po punojnë për të lokalizuar personin e raportuar të zhdukur.