Plagoset 26-vjeçari në Tiranë, shoqërohet 53-vjeçari i dyshuar
Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Parkut, në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:45. Sipas policisë, i riu me inicialet F. P., 26 vjeç, dyshohet se është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti të nisur për motive të dobëta.
Pas plagosjes, 26-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe shoqëruar 53-vjeçarin E. P. (S.), i dyshuar si autor i plagosjes.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.
Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit
- 22:08 Gazetari nga Rusia: Putin dhe Kushner drekuan në restorant luksoz, presidenti rus priti 3 muaj për takimin
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon