Flash News
Sherr mes dy personave gjatë natës në Tiranë, plagoset me thikë 26-vjeçari
Përplasen dy makina në Rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një person
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
Berisha flet nga SHBA: Ata që më ndaluan, sot janë non-grata në vendin e tyre! Mirënjohje presidentit Trump
Berisha nga SHBA: Diaspora shqiptare është fati i bardhë i kombit
Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit të japin përshtypjen e një ngrehine të mbetur pas ndonjë ngjarjeje apokaliptike. Në njërin segment, asfalti është çarë duke lënë të zbuluara shtresat e zhavorrit dhe betonit mbajtës, ndërsa mbi pjesën e shembur pranë një pusete janë vendosur disa gurë si sinjalistikë, për të paralajmëruar këdo që rastësisht përfundon aty se përtej nuk mund të kalohet.
Pak metra më poshtë, trupi i rrugës ka rrëshqitur plotësisht; blloqet e asfaltit janë ndarë dhe kanë rënë poshtë, duke marrë me vete dherat e bazamentit dhe barrierat mbrojtëse metalike.
Kjo nuk është shfaqje post-apokaliptike, por pamja e një investimi që sipas kryeministrit Edi Rama ishte gati i përfunduar në tetor të vitit 2025.
Investimi publik i pagëzuar me emrin e tenderit “Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër, Unaza e Madhe Burrel”, i kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me vlerë rreth 1.3 milionë euro ka degraduar përpara se të vihej në punë. Arsyet e shembjes mbeten të pasqaruara zyrtarisht, por pa u mbyllur kjo çështje, ARRSH ka hapur një tender të dytë rreth 1 milion euro për punime emergjence në të njëjtin segment.
Ndërhyrja e re i bën ekspertët dhe banorët e zonës të dyshojnë se ka një përpjekje për të mbuluar dëmin e shkaktuar më herët. Sipas tyre, nxitimi mund të sjellë probleme të ngjashme dhe se defektet duhen parë te projekti.
“Shkaqet e dështimit, në përfundimin me sukses të çdo objekti ndërtimor më së pari, duhen kërkuar tek projekti, pasi ai duhet t’i konsiderojë të gjithë faktorët ndikues. Projektet ndërtimore nuk duhet të fillojnë asnjëherë pa u mbështetur në një studim të plotë e të miratuar nga instancat përkatëse të gjeologjisë së truallit”, i tha BIRN prof. Gafurr Muka nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave.
Në një linjë, deputetja e opozitës, Denisa Vata tha se ndërhyrja e re nuk jepte garanci. “Nëse investimi fillestar nuk ka rezultuar funksional, mbi çfarë analize teknike dhe ekonomike mbështetet vlerësimi se një ndërhyrje e re do ta adresojë problematikat ekzistuese?”, tha ajo.
Të pyetur nga BIRN për rastin, as ARRSH dhe as Bashkia e Matit nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.
Moti apo mungesa e projektit
Shembja e rrugës së re në Burrel nuk është një rast i izoluar. Vetëm vitin e shkuar dhe në fillim të këtij viti, një sërë segmentesh rrugore në vend, disa të vjetra dhe të tjera në ndërtim e sipër pësuan shembje apo dëmtime të dukshme.
Më i rëndi ishte shembja e një pjese të rrugës në punim e sipër mes Librazhdit dhe Pogradecit, e cila bllokoi për javë me radhë lidhjen e Korçës me Tiranën. Po ashtu, një segment kontrovers me kosto të lartë që lidh Qukësin me Qafë Plloçën pësoi shembje dy muaj pas inaugurimit nga kryeministri Rama. Rruga u inaugurua në shtator dhe u shemb në nëntor 2025.
Zyrtarisht u fajësuan reshjet e dendura për rrëshqitjet. Megjithatë, ekspertët dhe njohës të fushës mohojnë se problemet kanë ardhur thjesht si pasojë e motit të keq dhe shirave të nëntorit 2025, kur ndodhi edhe shembja.
Nezir Rizvani, ish-kryebashkiak i Matit i tha BIRN se dëmtimet janë pasojë e projektimit të dobët dhe të pastudiuar mirë të zonës.
“Sipas meje, nuk është studiuar dhe mbajtur parasysh struktura gjeologjike e tokës, ujërat nëntokësore etj. Gjithashtu nuk është patur parasysh historiku i dëmtimit të këtij segmenti rrugor në vijimësi rrëshqitës,” tha ai.
Rizvani kërkoi që bashkia të merrte përgjegjësi për situatën, pasi ka qenë iniciatore ose propozuese e këtij projekti.
“Veç kësaj, Bashkia si rregull duhej në vijimësi të ndiqte punimet dhe kontestonte parregullsi, gjë për të cilën të njoftonte ARRSH,” tha Rizvani.
Edhe gjeologu Muka i sheh arsyet përtej reshjeve të thjeshta. “E them me bindje që nuk e ka fajin gjeologjia. Përgjegjësia duhet kërkuar tek projekti, i cili ose nuk ka konsideruar studimin gjeologjik ose është mbështetur në një studim jo të plotë,” tha Muka.
Nezir Sinani, ish-drejtor i emergjencave në Bashkinë Mat për gjashtë vite, tha se zona njihej për rrezikshmëri, pasi përbërja e tokës dhe shkarkimet aty të ujërave të qytetit, të bardha e të zeza, pavarësisht se janë të disiplinuara, e bënte atë të paqëndrueshme. Por edhe ai është kritik për projektin.
“Por një projekt i mirë bazuar në studime inxhinierike-gjeologjike e përballon rrezikun nga rrëshqitjet”, tha ai.
Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ngriti dyshime mbi mënyrën e planifikimit dhe vuri në dukje se kostot po i mbeteshin taksapaguesve, pa u kërkuar përgjegjësitë për dështimin.
“Në këtë kuadër mbeten për t’u sqaruar disa çështje institucionale: – si është kryer miratimi i projektit në fjalë; – cilat verifikime teknike janë realizuar nga ARRSH përpara nisjes së procedurës së prokurimit dhe mbi çfarë baze është certifikuar zbatueshmëria e tij”, tha ajo.
Vata tha se as ndërhyrja e re nuk sillte garanci se rruga do të qëndronte. “Po ashtu është me interes publik të kuptohet se cilat mekanizma garantojnë që ky investim nuk do të kërkojë ndërhyrje të mëtejshme në të ardhmen,” përfundoi Vata. Reporter.al
Të fundit
Sherr mes dy personave gjatë natës në Tiranë, plagoset me thikë 26-vjeçari
7 September 2026, 07:54
Përplasen dy makina në Rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një person
7 September 2026, 07:35
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
7 September 2026, 07:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 September 2026, 07:01
4 faktorë që mund të përshpejtojnë plakjen
6 September 2026, 21:21
Berisha nga SHBA: Qeveria teknike, e vetmja rrugë për zgjedhje të lira
6 September 2026, 20:55
ChatGPT për adoleshentët, OpenAI forcon masat e sigurisë
6 September 2026, 20:32
Si u bë Gjermania nga një vend emigrimi në një vend imigrimi
6 September 2026, 18:34
Bad Bunny rrëmben Emmy-n e parë në karrierë me spektaklin e Super Bowl
6 September 2026, 19:51
Harta e re e botës në OKB, Serbia abstenon: Kosova paraqitet si shtet i pavarur
6 September 2026, 19:26
Berisha thirrje diasporës: Bashkohuni me protestën, rruga e rikthimit kalon nga largimi i Ramës
6 September 2026, 19:09
Berisha sulmon Ramën nga Amerika: Duhet të shembim narkoshtetin antishqiptar
6 September 2026, 18:49
Këlliçi nga New Jersey: Takimi me diasporën do të jetë historik
6 September 2026, 18:13
Berisha nga SHBA: Diaspora shqiptare është fati i bardhë i kombit
6 September 2026, 18:00
Takimi me diasporën/ Berisha pritet me ovacione në New Jersey
6 September 2026, 17:46
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
6 September 2026, 15:50
Bilanci njëvjeçar i Diellës
6 September 2026, 16:45
Infantino kërkon një tjetër mandat në krye të FIFA-s, organizata mohon tërheqjen nga gara
6 September 2026, 16:25
A ka funksionuar liria edhe për ju?/ Berisha: Në mënyrën më të fuqishme
6 September 2026, 16:07
Mediu pas takimit me diasporën në SHBA: Shqipëria ka nevojë për çdo shqiptar
6 September 2026, 15:44
Zjarr masiv në pyllin e Dërmenasit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha
6 September 2026, 15:26
Përplasja mes biznesmenëve në Radhimë, gjykata jep masat për të arrestuarit
6 September 2026, 15:09
Arrestohet reperi i njohur shqiptar
6 September 2026, 14:57
Goditja e rrjetit të drogës në Sarandë. “Boraqi” i shpëtoi policisë për vite të tëra
6 September 2026, 14:44
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle
6 September 2026, 14:25
Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë?
6 September 2026, 13:41
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
6 September 2026, 13:21
Caku i Berishës, nga 'Oqeani' te 'Hëna'
6 September 2026, 13:02
Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024
6 September 2026, 12:57
Konflikti i biznesmenëve te ‘Regina Palm’, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit
6 September 2026, 12:39
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
6 September 2026, 12:15
Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?
6 September 2026, 12:01
11 vatra zjarri aktive në vend, Dajti dhe Fieri nën flakë
6 September 2026, 11:45
Bilanci njëvjeçar i Diellës
6 September 2026, 11:33
Sherr në një stacion treni në Itali, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin
6 September 2026, 11:05
Protesta masive në Kroaci, qeveria nën presion për skandalin e mbetjeve të rrezikshme
6 September 2026, 10:41
Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
6 September 2026, 10:25
Rama sfidon protestuesit: Kur të dal nga ajo zyrë, atëherë do të shpëtoni nga mua!
6 September 2026, 10:07
Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska
6 September 2026, 09:41
Ditë me diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot
6 September 2026, 08:44
Horoskopi, 6 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut
6 September 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 September 2026, 07:58
Negociatat për luftën, Zelensky pranon armëpushimin e Putin
5 September 2026, 21:54
"Radhima, vetëm maja e ajsbergut", eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat
5 September 2026, 21:25
Formula e pagave përplas drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët: Po kërkohet formula e shfuqizuar?
5 September 2026, 21:05
Këlliçi zbardh axhendën e Berishës në SHBA: Takime me kongresmenë dhe diasporën
5 September 2026, 20:18
Putin ndalon sulmet ndaj Kievit, pritet takim me të dërguarit e Trump
5 September 2026, 19:58
Në garë për politikën lokale në Kanada, vajza e Mirush Kabashit: Mbështes protestat në Shqipëri
5 September 2026, 19:33
Berisha në Amerikë/ Të dielën takimi me shqiptarët, më 9 shtator Konventa Republikane
5 September 2026, 19:13
Qeveria mban ende peng pagat e drejtësisë; Magjistratët vazhdojnë të heshtin
5 September 2026, 18:44
Deklaratat e Ramës në Itali, Berisha: Fajin nuk e ka Europa për dështimet e tij, por narkoshteti
5 September 2026, 18:02
Mirë se vini në republikën e kafenesë!
5 September 2026, 17:11
Serbia nderon Mlladiç, revoltohet eurodeputeti gjerman: Turp për Beogradin!
5 September 2026, 16:51
Kur autoriteti shtetit bëhet me rotacion
5 September 2026, 16:29
Eksplozivi i lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona
5 September 2026, 16:09
Ndihmuan banorët nga zjarri në Fier, dy efektivëve u shkrumbohen makinat
5 September 2026, 15:46
Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
5 September 2026, 15:24
Bie në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Malësi të Madhe
5 September 2026, 15:07
Zjarri në Himarë, turistja tregon momentet e frikës: Mendova se nuk do të mund të largoheshim
5 September 2026, 14:56
Këlliçi pas mbërritjes së Berishës në SHBA: Është hedhur vetëm hapi i parë
5 September 2026, 14:34
Rrëfimi i policit: Më goditi me kovë dhe grusht, zbardhet incidenti i Nuredin Dumanit në burg
5 September 2026, 14:15
El Ninjo drejt rekordit/ WMO paralajmëron për mot ekstrem në mbarë botën
5 September 2026, 13:57
Levani nën flakë/ Reuters sjell pamje nga zjarri 'apokaliptik'
5 September 2026, 13:43
Zjarr në kodrat e fshatit Kot në Selenicë, flakët përfshijnë ullishtet
5 September 2026, 13:19
Dhuna ndaj Kuçit, Jozefin Marku përballet me 5 akuza, në kërkim dy persona
5 September 2026, 12:58
Emisarët amerikanë nisen drejt Moskës dhe Kievit, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës
5 September 2026, 12:36
Himara dhe Fieri digjen gjithë natën, Rama e mbyll me një postim: Situata është nën kontroll
5 September 2026, 12:19
A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!
5 September 2026, 11:54
Zhupa: Zjarri në Himarë nxori në pah mungesën e investimeve në mbrojtjen e qytetarëve
5 September 2026, 11:47
Dhuna ndaj Edi Kuçi, shoqërohet në polici këngëtari Joz Marku
5 September 2026, 11:08
Kuvendi rikthehet në punime më 8 shtator, territorialja në fokus
5 September 2026, 10:50
Modeli Itali–Shqipëri drejt zgjerimit në BE, pesë shtete synojnë qendra deportimi jashtë Unionit
5 September 2026, 10:31
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
5 September 2026, 10:17
Aksident me vdekje në Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari përplaset me barrierën anësore
5 September 2026, 09:40
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
5 September 2026, 09:20
Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë tmerrin: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe
5 September 2026, 09:03
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
5 September 2026, 08:43
Natë apokaliptike në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, evakuohen banorët dhe turistët
5 September 2026, 08:27
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 September 2026, 08:12
E shtuna me diell, mot i kthjellët në të gjithë vendin
5 September 2026, 07:59
Fjalor i ri, vjeshtë 2013-vjeshtë 2026
4 September 2026, 21:56
Zjarr masiv në Himarë, digjet një banesë, në rrezik disa të tjera
4 September 2026, 21:34
Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen me urgjencë pushuesit
4 September 2026, 21:17
Përplasja në Orikum, Rama: Do shpronësojmë zonën! Bardhi: Pse duhet ta paguajnë shqiptarët?
4 September 2026, 20:36
Zjarri në Fier përhapet drejt Levanit, digjet banesa e stalla, tymi mbërrin deri në Vlorë
4 September 2026, 19:42
Gara për Bashkinë Tiranë, Alimehmeti konfirmon kandidimin: Do të futem në proces
4 September 2026, 19:24