Lajme

Lipjan: Arrestohet një person, dyshohet se dhunoi të miturën

08/30/2026 09:07
nga:G B

Një rast i dhunimit të një të miture është raportuar në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dje një grua së bashku me vajzën e saj të mitur kanë raportuar se vajza ishte dhunuar rreth dy javë më parë nga një person i dyshuar.

“Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thotë Policia në raportin ditor.