Aksident fatal në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën njëri nga drejtuesit
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, synon të ndërmarrë masa më të forta kundër akteve të sabotimit që i atribuohen Rusisë. Sipas gazetës Bild am Sonntag (BamS), njësi të posaçme do të vendosen për të mbrojtur hapësirën ajrore mbi qytetet me rëndësi strategjike, për të neutralizuar dronët dhe për të çaktivizuar mjetet shpërthyese. Gjithashtu, qeveria planifikon ngritjen e një rrjeti digjital sigurie.
Pas atentatit të dështuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle, Dobrindt pret shtim të sulmeve hibride dhe dëshiron të forcojë mbrojtjen përmes një sistemi gjithëpërfshirës sigurie.
"Sulmet hibride të Rusisë me dronë të mbushur me eksploziv ndaj aeroporteve, kapja e agjentëve në qytetet tona, sulmet kibernetike kundër rrjeteve tona dhe sabotimi i infrastrukturës sonë janë bërë realitet i përditshëm”, deklaroi politikani i CSU-së për Bild am Sonntag. "Këto sulme do të shtohen, por ne mund të mbrohemi dhe të mbrojmë vendin tonë.”
Njësi të posaçme për mbrojtje
Sipas informacionit të gazetës, plani i sigurisë përbëhet nga disa shtylla kryesore. Njësi të reja, të gatshme për t'u dislokuar me shpejtësi, do të mbrojnë hapësirën ajrore mbi nyjet më të rëndësishme strategjike, aeroportet, stacionet hekurudhore dhe lagjen qeveritare në Berlin.
Përveç kapjes së dronëve, këto njësi do të kenë detyrë edhe çaktivizimin e bombave të vendosura në dronë dhe të mjeteve të tjera shpërthyese. Ndër qytetet që konsiderohen strategjikisht të rëndësishme janë: Frankfurti, Mynihu, Hamburgu, Berlini, Shtutgarti, Dyseldorfi, Leipzigu, Hanoveri dhe Këlni.
Mbrojtja e infrastrukturës kritike
Në të ardhmen, mbrojtja kundër dronëve nuk do të mbështetet vetëm te Policia Federale dhe autoritetet e landeve. Edhe kompanitë që operojnë infrastrukturë kritike, si ujësjellësit, furnizuesit e energjisë dhe ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes, pritet të marrin kompetenca ligjore për të mos i zbuluar vetëm dronët, por edhe për t'i neutralizuar ato në mënyrë aktive.
"Mburojë” kundër sulmeve kibernetike
Përballë qindra sulmeve kibernetike të përditshme ndaj institucioneve dhe kompanive, qeveria synon të krijojë një mburojë kombëtare sigurie, të njohur si Cyberdome. Ky sistem do të përbëhet nga një rrjet i dendur sensorësh digjitalë, të cilët do të identifikojnë dhe bllokojnë përpjekjet e hakerëve për të sulmuar rrjetet e vendit.
Në fillim të muajit gusht, në aeroportin Leipzig/Halle u zbulua një dron me eksploziv pranë avionëve ukrainas të transportit. Aeroporti konsiderohet një qendër e rëndësishme për dërgimin e ndihmave ushtarake drejt Ukrainës. Qeveria federale gjermane bëri Rusinë përgjegjëse për këtë tentativë sulmi./DW
Ulrich Siegmund është figura kryesore e AfD-së në Saksoni-Anhalt. 35-vjeçari, i njohur për aftësinë e tij në me...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmer...
Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me automjete p...
Alternativa për Gjermaninë (AfD) kryeson me 44.5% në zgjedhjet shtetërore të Saksonisë-Anhaltit, sipas sondazheve të para n&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi nga 6 shtatori ...
Një rast i dyshuar korrupsioni është goditur në Maqedoninë e Veriut, ku në pranga ka përfunduar një punonjës i admi...
Telefonata e fundit e Lorena Itzerit, 46 vjeçe, është bërë një prej provave kryesore në hetimin e ngjarjes së rën...
Të paktën 22 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një vend dasmash në ...
Influencerja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jetës së saj pasi dy ha...
Gjatë një tubimi politik të partisë Fratelli d'Italia në Bari, kryeministrja Giorgia Meloni dhuroi një moment të pazakont&eum...