Lajme

Kurti uron xhudistët: Edhe pesë medalje për Kosovën

08/30/2026 16:51
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin e xhudos së Kosovës për sukseset e arritura në Taranto, ku sportistët kosovarë fituan pesë medalje.

Laura Fazliu u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj fituan medalje të bronzta.

“Pas këtij suksesi qëndron shumë punë, sakrificë e përkushtim”, ka shkruar Kurti.