Nelson Hysa ka ndezur ringun në Londër jo vetëm me një fitore spektakolare, por edhe me një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Agit Kabayel, jashtë ringut!
Boksieri shqiptar zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Thomas Narmos, duke e mbyllur duelin me nokaut teknik në raundin e dytë.
Hysa e rrëzoi norvegjezin me një goditje të fuqishme me të djathtën, duke detyruar arbitrin të ndërpresë menjëherë përballjen.
Megjithatë, pas përfundimit të këtij meçi, Hysa shkoi tek Kabayel dhe i kërkoi përballje direkte.
Ja pamjet:
Nelson Hysa CALLS OUT Agit Kabayel 🤩🔥
The Albanian Eagle and the champ clash heads 😱#MosesHrgovic | Now | The O2, London | DAZN pic.twitter.com/IiQfnpZp6j
— Queensberry Promotions (@Queensberry) August 29, 2026
/GazetaBlic Sport/


