Lajme

Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president

08/30/2026 16:23
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet rreth propozimit për president, duke hedhur dyshime se kryeministri në detyrë, Albin Kurti mund të ketë krijuar një “kurth” politik për LDK-në, raporton GazetaBlic.

Sipas Muharremit, kandidati i propozuar mund të ketë vështirësi të sigurojë konsensusin brenda LDK-së, ndërsa në rast të dështimit të marrëveshjes, përgjegjësia mund të bjerë mbi këtë parti.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka ngritur gjithashtu mundësinë që situata të shërbejë si terren për zgjedhje të reja dhe të ndikojë edhe në raportet politike rreth Vjosa Osmanit.