Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Moti është përkeqësuar pasditen e sotme në jug të vendit, pas javësh me temperatura të larta. Në Sarandë kanë nisur reshje të dendura shiu, të shoqëruara me vetëtima, ndërsa uji ka vërshuar në disa prej rrugëve të qytetit duke vështirësuar qarkullimin.

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka sjellë probleme edhe në det. Në Palasë tre shtetase që kishin dalë në det me kanoe kanë rrezikuar të mbyteshin për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, gjatë patrullimit, kanë konstatuar situatën dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Tre gratë janë nxjerrë në breg dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët për ndërhyrjen në kohë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u kanë bërë apel pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare përpara se të dalin në det.

Ndryshimi i motit vjen në një periudhë kur vendi është përballur me temperatura ekstreme dhe disa vatra zjarri, veçanërisht në Krujë, Dajt dhe Parkun Kombëtar të Lurës.

Ndërkohë, pritet që temperaturat të pësojnë rënie gjatë fundjavës dhe të vijojnë më të ulëta edhe gjatë pjesës së mbetur të muajit gusht. m.k

Nga arkivi

  • PËRGJIMET/ Basha publikon pazaret mes Habilajt dhe Çelajt: 30 mijë euro janë për Sajmirin
  • DOSJA/ Zbardhen bisedat mes dy vëllezërve Habilaj: Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro
  • EMRAT/ Kush janë 4 të kërkuarit e dosjes "Habilaj"
  • Durrës, prostitucion dhe kontrabandë njerëzish, arrestohen motër e vëlla të shpallur në kërkim
  • FOTO/ Zbardhet dosja e plotë e Guarda di Finanza për "Grupin Habilaj"
  • Lezhë, 56 vjeçari vetëhelmohet me fotoksinë

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej