Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit ambientet e brendshme të një hoteli në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, duke lënë të lënduar gjashtë pushues.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05, ndërsa hoteli është në pronësi të shtetases M. A. Nga gjashtë të lënduarit, pesë janë shtetas të Kosovës dhe një është nga Rrësheni.

Pesë prej tyre janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Një tjetër pushues po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, njoftoi policia e Vlorës.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet e panikut, me pushuesit që, për shkak të tymit dhe flakëve, janë detyruar të dalin në ballkone dhe të hidhen prej tyre për t’u shpëtuar flakëve.

Një prej tyre, Luan Salihu, 21 vjeç, nga Lipjani, ka treguar për mediat lokale se ishte në gjumë me bashkëshorten kur ajo e zgjoi pasi kishte dëgjuar zhurma. Kur tentuan të dilnin nga dhoma, korridori ishte mbushur me tym, ndërsa flakët kishin përfshirë pjesë të hotelit.

“Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë”, rrëfeu 21-vjeçari.

Salihu nuk ka pësuar djegie, por është dëmtuar në këmbë gjatë kërcimit. Edhe bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sponsorizuar

Sipas hetimeve paraprake dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, zjarri dyshohet se ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi që ndodhej në ambientet e restorantit.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në hotel.

Ndërkohë, pas ngjarjes, Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur. Disa struktura hoteliere, në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës, kanë ofruar ambiente për akomodimin e tyre, në mënyrë që ata të vijojnë pushimet në qytet.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, ka bërë me dije se turistët do të akomodohen pa pagesë në hotele të tjera, ndërsa për personat që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri do të sigurohen edhe nevojat bazë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.a.b

Nga arkivi

  • Qeveria tregon axhendën e pritjes së Kombëtares
  • EMRAT/ Përsëri lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit
  • Kukës, mbytet 17-vjeçarja në liqenin e Fierzës
  • EMRI/ Itali, vdes 35-vjeçari shqiptar, e zë poshtë objekti 4.4 tonësh
  • DETAJE/ Ja pse u vra agresori në kinemanë gjermane dhe si u plagosën 20 personat
  • Policia Shkencore zvarrit ekspertizat për “IMSI Catcher” dhe dosjen “Shullazi”

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej