Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

21/08/2026
Zjarret në Mirditë, Melyshi: Situata është serioze, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Alber Melyshi, e ka cilësuar situatën e krijuar nga zjarret në territorin e bashkisë si serioze dhe të rrezikshme. Sipas tij, në disa raste dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të identifikojnë përgjegjësit dhe t’i vendosin përpara ligjit.

Melyshi tha se era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa disa familje që jetojnë në zona të shpërndara pyjore kanë qenë në vështirësi për shkak të terrenit.

“Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në bashkinë Mirditë sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish.”

Kreu i bashkisë bëri të ditur se në dy lagje janë evakuuar banorë, ndërsa situata vijon të mbetet e vështirë.

Sipas Melyshit, fakti që në të njëjtën zonë janë ndërhyrë disa herë brenda një jave ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

“Duket se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse në këtë zonë kemi ndërhyrë 6 herë brenda 1 jave. Kemi shuar zjarret dhe sërish ndizen. Këtu ka një dorë që kërkon të djegë pyjet.”

Sponsorizuar

Ai kërkoi që autoritetet të marrin masa ndaj personave që shkaktojnë zjarre dhe rrezikojnë jetën e banorëve dhe pronat e tyre.

Melyshi tha se po punohet për të penguar përparimin e flakëve nga fshati Tenë drejt Malajt. Sipas tij, banesat në Tenë janë të shpërndara dhe kjo e vështirëson ndërhyrjen. Ndërkohë, të moshuarit dhe fëmijët janë larguar nga zonat e rrezikuara, ndërsa banorë të tjerë po ndihmojnë në përballimin e situatës.

Edhe Dom Gjergj Meta shprehu shqetësimin për përmasat e zjarreve, duke vënë theksin te dyshimet për ndërhyrjen e qëllimshme të njeriut.

“Situata është mjaft shqetësuese. Më shqetësuese është fakti se është dora e njeriut. Njerëzit vendosin zjarrin, dëmtojnë pyjet dhe janë në rrezik të dëmtojnë dhe banesat e tyre.”

Dom Gjergj Meta u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dëmtojnë natyrën, ndërsa situata në Mirditë vijon të mbetet nën monitorim.a.b

Nga arkivi

  • Plagosje me armë zjarri në Mamurras, policia jep detajet
  • Geron Meçe u la i lirë në një fshat të thellë të Elbasanit, familja e tij iku nga Shqipëria
  • Dramatike në Sarandë, një 13 vjeçar qëllon me thikë adoleshentin
  • Hipokrizia e këshilltarëve socialistë, tani kërkojnë praninë e Veliajt në miratimin e buxhetit
  • SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani
  • Rama reagon në lidhje me arrestimin e Ballukut, i kujton SPAK-ut Kushtetuesen

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej