Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Rinas, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i shtetasit B. B., 43 vjeç, lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam.

Autoritetet spanjolle e kanë shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Në korrik 2026, Gjykata Qendrore e Instruksionit pranë Audiencës Kombëtare të Madridit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas hetimeve të Policisë Gjyqësore Spanjolle, ai dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitetin e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e kokainës, kryesisht në zonën e Costa del Sol.

Ndërkohë, në Rumani, autoritetet vendase kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë shtetasin Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, lindur në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO, në prill 2018, kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg” për një sërë veprash penale, mes tyre vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.

Sponsorizuar

Sipas hetimeve, më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, Aurel Hoxhallari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Devi Kasmi.

Gjatë kontrolleve në banesat e personave të dyshuar, Policia kishte sekuestruar 9 armë zjarri, 130 kilogramë kanabis dhe një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike.

Në një tjetër rast, Interpol Tirana ka përfunduar ekstradimin nga Londra drejt Shqipërisë të shtetasit Xhuljano Hoxha 31 vjeç, lindur në Berat.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO, në prill 2024, i kishte caktuar masën “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Xhuljano Hoxha dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ishte përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, në kuadër të një aktiviteti kriminal të goditur në nëntor 2022 në fshatin Drenovicë të Beratit.

Nga arkivi

  • Strazimiri - Veliajt: Shpifësirë! As në emër të tiranasve nuk flet dot qurravec!
  • Besnik Mustafaj sulmon Thaçin: Je në gjëndje të rëndë psiqike. Shpifës i madh...
  • VIDEO/ Jorida Tabaku flet për ekonominë shqiptare në "sytë" e DASH
  • VIDEO/Dështimi i Veliajt me ujin në Tiranë, Zhupa: Më shumë para, më pak ujë dhe shërbim
  • Vasili për Thaçin: Kufijtë mirë janë, na duhet vetëm t'i mbrojmë si duhet
  • Boçi:133 mijë nxënës braktisin shkollat, Rama dhe Nikolla heshtin para dëmit historik

Po ndodh

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
PËRGJIMI/ Berisha paraqitet në SPAK, publikon të tjera përgjime: Ja si implikohet Balla në dosjen ‘Toyota Yaris’

Padia ndaj Irena Gjokës, Berisha u thirr javën e fundit që ta mbyllnin me pretendimin se nuk u gjet

12/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

Esmeralda Hasani, kryetarja e re e SHISH

12/11/2026
SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

SPAK jep pretencën për kreun e Vaut të Dejës, 1 vit burg

12/11/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Politico: Samiti i NATO-s në Tiranë mbetet i pasigurt, Nufi flet për format fleksibël, më pas përgënjeshtron

12/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.965 artikuj gjithsej