Mjeku kardiolog i Ratko Mlladiqit, Ognjen Gudelj, ka bërë akuza të rënda, gjoja se krimineli i Ballkanit “u vra” nga mjekët në Hagë, transmeton Gazeta Metro.
Duke folur për RTS, Gudelj pretendoi se ndaj Mlladiqit kishte pasur parregullsi në trajtimin mjekësor, përfshirë mosmonitorimin e rregullt të tensionit të gjakut dhe funksionit të veshkave, si dhe ndërprerjen e terapisë për diabetin.
Ai gjithashtu ngriti pikëpyetje për përdorimin e fentanilit në ditët e fundit të jetës së Mlladiqit.
“Pretendimi im se mjeku u vra nga mosveprimi, unë i qëndroj atij pretendimi sot, do ta mbështes nesër dhe do të mbetet e vërteta historike”, deklaroi Gudelj.
Gudelj kritikoi edhe procedurat pas vdekjes së tij, duke thënë se trupi ishte kthyer në Serbi pa dokumentacionin e plotë mjekësor.
Krimineli i luftës, Mladiqi, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte, do të varroset sot në varrezat Topçider në Beograd./gazetametro.net