256 aksidente të raportuara gjatë gushtit në rajonin e Ferizajt, 15.2% më pak se vitin e kaluar

Foto nga arkiva

08:28 | 7 Shtator 2026
H.E

Gjatë muajit gusht 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 256 aksidente në komunikacionin rrugor.

Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, njëri prej aksidenteve ishte fatal, ku humbi jetën një person. Ndërkohë, 110 aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar 158 persona, ndërsa 145 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në krahasim me gushtin e vitit 2025, kur ishin raportuar 302 aksidente, këtë vit numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie prej 15.2 për qind. Megjithatë, numri i personave të lënduar është rritur nga 149 në 158.

Sa i përket masave ndëshkuese, gjatë gushtit 2026 Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 8.238 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin shqiptuar 8.020 gjoba, duke shënuar rritje prej 2.7 për qind.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Nga policia është bërë apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale