​Bedri Hamza marton vajzën, ka një urim të veçantë për të

Mediale Vip

​Bedri Hamza marton vajzën, ka një urim të veçantë për të

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 08:33
​Bedri Hamza marton vajzën

Kryetari i PDK-së ka martuar sot vajzën e tij. Këtë, Hamza e ka quajtur një ditë të veçantë në familjen e tij.

“Doruntina, vajza jonë e madhe, kurorëzoi martesën e saj me Florentin”, shkruan Hamza në Facebook.

“Për mua dhe Remën, si prindër, ishte një ditë me shumë emocione. Gëzohemi që e shohim të lumtur. Jemi krenarë për vajzën që kemi rritur, por ndjejmë edhe mall për vogëlushen që dikur e mbanim në krahë”, shkruan ai.

Shefi i PDK-së, Bedri Hamza ka edhe një urim të veqant për bijën e tij.

“Bijë, nuk mund të të urojmë asgjë më të madhe se të jesh e lumtur. Ruajeni gjithmonë dashurinë, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap të jetës. Urime martesën dhe qofshi bashkë të lumtur përherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat