Temperatura të larta këtë fundjavë, s’parashihen reshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura të larta këtë fundjavë, s’parashihen reshje

    Insajderi
    05 September 2026 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta. E SHTUNË – 05.09.2026

    Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore. Temperaturat minimale: 9°C – 12°C Temperaturat maksimale: 29°C – 34°C

    Era: Kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi 1–4 m/s.

    E DIEL – 06.09.2026

    Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.

     Temperaturat minimale: 10°C – 15°C

     Temperaturat maksimale: 28°C – 31°C

     Era: E dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s. KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

    Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë termike të lehtë, ndërsa freskimi i netëve do të sjellë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjum KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

    Kushtet agrometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave.

     Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë ditës mund të rrisin nevojën për ujitje te kulturat që ende ndodhen në fazat aktive të zhvillimit.

    Indeksi UV do të jetë kryesisht mesatar deri i lartë, 5–6, me vlera më të larta gjatë orëve të mesditës.

     Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark