Ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozi, ka sulmuar fizikisht Edin, ish-konkurrentin e “Big Brother VIP Kosova”.
Në momentin e sulmit nga Jozi dhe personat që e shoqëronin, Edi ndodhej i vetëm.
Sot gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ndërkohë, sipas informacioneve që ka siguruar “Insajderi”, po sot është intervistuar nga prokuroria edhe Edi.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Po, mund ta konfirmoj se është intervistuar sot gjatë ditës”, deklaroi Nikçi për Insajderin.