Aeroporti i Tiranës me 6 milionë pasagjerë, i pari në rajon - ja ku radhitet Aeroporti i Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Tiranës me 6 milionë pasagjerë, i pari në rajon – ja ku radhitet Aeroporti i Prishtinës

    Insajderi
    04 September 2026 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

    Rama ka publikuar disa statistika, gjersa thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit me 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

    “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama.

    Në bazë të këtyre statistikave të publikuara nga Rama, pas Tiranës vjen Aeroporti i Beogradit me 4.2 milionë, me një rritje prej 7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Pas Beogradit, vjen Aeroporti i Zagrebit me 2.2 milionë euro, ndërkaq Aeroporti i Prishtinës është i katërti në rajon me 2.1 milionë.

    Më pas vjen Aeroporti i Shkupit, Splitit, Dubrovnikut, Podgoricës, Sarajevës, Lubjanës, etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark