Theret me thikë një person në Viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Viti

    Insajderi
    04 September 2026 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një person është therur me thikë në rrugën “Adem Jashari” në Viti.

    Dy persona të dyshuar, kanë sulmuar me thikë viktimën, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

    Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

    “Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark