Aktakuza ndaj krimeve serbe në Prekaz, Bajraktari: Drejtësi për Jasharajt, në Prekaz i ka rrënjët liria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza ndaj krimeve serbe në Prekaz, Bajraktari: Drejtësi për Jasharajt, në Prekaz i ka rrënjët liria

    Insajderi
    04 September 2026 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njoftimi për ngritjen e aktakuzës lidhur me veprimet gjenocidale të Serbisë të 5, 6 dhe 7 marsit 1998 ndaj familjes Jashari në Prekaz, është mirëpritur nga njohësit e fushës së drejtësisë.

    Përmes një reagimi, avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar këtë hap si një lajm të mirë, i cili dëshmon përkushtimin e institucioneve vendore të drejtësisë për trajtimin e krimeve të luftës.

    Bajraktari rikujtoi se që nga viti 2018, këto raste janë nën përgjegjësinë e plotë të organit të ndjekjes në Kosovë, ndërsa kërkoi që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve gjenocidale të marrin dënimin e merituar.

    “Në Prekaz i kanë rrënjët liria dhe shteti ynë. Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familja Jashari dhe sakrifica e tyre janë një rast unik në botë dhe si të tillë, mbeten përjetësisht krenaria jonë kombëtare. Drejtësi për Prekazin!”, ka shkruar tutje Bajraktari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark