Rrahja e Edit, Prokuroria në Pejë nis hetimet dhe fut Jozin në “stop list” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Rrahja e Edit, Prokuroria në Pejë nis hetimet dhe fut Jozin në “stop list”

    Insajderi
    04 September 2026 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Joz Markut lidhur me incidentin me Edin.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    “Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Insajderin.

    Sipas Prokurorisë, Policia e Kosovës është autorizuar për inicimin e rastit, vendosjen e të dyshuarit në “stop list” dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore.

    “Veprimet janë ndërmarrë nga dispozitat ligjore të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili zbatohet ndaj cilitdo person të huaj i cili ka kryer veprën penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës ndaj shtetasit të saj”, thuhet më tej.

    Ndërkohë, në pamjet e publikuara së fundmi shihen momente të rënda të përleshjes, ku Edi shihet i plagosur dhe i kërkon Jozit të ndalojë. Megjithatë, përleshja vazhdon edhe për disa momente.

    Në fund të videos, Jozi shihet duke i kërkuar Edit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Edi, i cili në atë moment duket i dëmtuar, e bën këtë veprim përpara tij.

    Pamjet e plota janë publikuar pas videos së parë të incidentit, e cila kishte nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Vetë Edi kishte publikuar më herët një fragment të përleshjes në InstaStory, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark