web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Për 20 minuta zjarri në Himarë mori përmasa të mëdha"/ Tavo: Dëmet janë të konsiderueshme

7 Shtator 2026, 08:55, Aktualitet CNA

"Për 20 minuta zjarri në Himarë mori përmasa të

Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka folur mëngjesin e sotëm lidhur me zjarrin masiv që përfshiu qytetin mbrëmjen e së premtes.

Në një deklaratë për Klan News, Tavo u shpreh se zjarri u përhap brenda pak minutash dhe mori përmasa apokaliptike.

Ndër të tjera u shpreh se bashkia nxorri urdhrin e evakuimit për të shmangur dëmet në njerëz. Tavo shtoi më tej se dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme pasi janë djegur banesa dhe sipërfaqë të mëdha me ullinj.

“Flakët u përhapën brenda pak minutave. Zjarri u ndihmua nga era e fortë dhe për 20 minuta mori përmasa të mëdha. Nxorrëm urdhrin e evakuimit që të mos kishim dëme në njerëz. 6 zjarrfikëse dhe një autoboot ishte në terren, na erdhën në ndihmë bashkitë fqinje. Dëmi është i konsiderueshëm u dogjën banesa dhe ullinj”, u shpreh Tavo. /CNA





Lajmet e fundit nga