Kushtetuta e Kaçanikut, Rama: 7 Shtator 1990 kur Kosova, edhe nën okupim, zgjodhi me vepru si shtet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 7 Shtatorin, duke e cilësuar miratimin e Kushtetutës së Kaçanikut më 1990 si akt historik.
Ai ka thënë se shqiptarët, pavarësisht represionit, ndërtuan rend juridik dhe institucional.
“7 Shtator 1990 kur Kosova, edhe nën okupim, zgjodhi me vepru si shtet”, ka shkruar Rama.
Rama ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe rendit kushtetues.