Ekipi juaj po ju vëzhgon, mënyra si menaxhoni stresin përcakton edhe reagimin e tyre! - Business Magazine Albania

Ekipi juaj po ju vëzhgon, mënyra si menaxhoni stresin përcakton edhe reagimin e tyre!

Audio
Dëgjo këtë artikull
0:00

Stresi është pjesë e pashmangshme e lidershipit. Por në momentet e presionit, nuk është vetëm drejtuesi që ndikohet. Mënyra se si ai reagon mund të ndryshojë mënyrën se si mendon, komunikon dhe vepron i gjithë ekipi.

Presioni mbi drejtuesit po arrin nivele të pazakonta. Sipas Leadership Stress Index të Brunswick Group, stresi i drejtuesve sot është edhe më i lartë se në kulmin e pandemisë, një periudhë e karakterizuar nga pushime masive nga puna, probleme me zinxhirët e furnizimit dhe pasiguri të fortë ekonomike.

Problemi me stresin e vazhdueshëm është se ai nuk ndikon vetëm te humori. Nën presion të zgjatur, perspektiva ngushtohet, drejtuesit kalojnë më lehtë nga mendimi strategjik te reagimi i menjëhershëm dhe rritet mundësia për vendime të gabuara. Studimet tregojnë se situatat stresuese, veçanërisht kur shoqërohen me vëzhgim dhe gjykim publik, rrisin nivelet e kortizolit dhe aktivizojnë reagimin e trupit “lufto ose ik”.

Por jo çdo stres është domosdoshmërisht negativ. Një afat i shkurtër apo një prezantim i rëndësishëm mund të krijojë energji dhe fokus. Problemi lind kur presioni bëhet kronik dhe organizata funksionon për muaj të tërë në gjendje alarmi.

Pikërisht në këto momente, sjellja e liderit bëhet veçanërisht e rëndësishme. Studiuesit flasin për drejtuesin “lighthouse”, ose “far”: një person që arrin të transmetojë stabilitet edhe kur rreth tij ka turbulenca. Kjo qetësi mund të pengojë përhapjen e frikës dhe ankthit në ekip.

Megjithatë, të jesh i qetë nuk do të thotë të injorosh krizën. Një lider që duket tepër i qetë mund të perceptohet edhe si i distancuar ose i pavëmendshëm. Sfida është të transmetosh njëkohësisht qetësi dhe ndjenjë urgjence.

Lexo edhe: Apple i jep Tim Cook 47 milionë dollarë për të qëndruar në kompani

Një nga aftësitë më të rëndësishme është të njohësh reagimin tënd të parë ndaj presionit. Disa njerëz bëhen impulsivë, të tjerë tërhiqen, ndërsa disa përpiqen të kontrollojnë gjithçka. Vetëdija për këtë model krijon hapësirën e nevojshme mes stresit dhe reagimit.

Po aq e rëndësishme është që drejtuesit, pikërisht kur janë nën presion, të kërkojnë mendime të ndryshme dhe madje kundërshtime. Stresi krijon një lloj “shikimi tunel”, ndaj përfshirja e perspektivave të tjera mund të ndihmojë në shmangien e vendimeve të nxituara.

Në fund, menaxhimi i stresit nuk është vetëm çështje personale e liderit. Është përgjegjësi organizative. Ekipet shohin drejtuesit për të kuptuar nëse duhet të kenë frikë, të ruajnë qetësinë apo të veprojnë.

Qëllimi nuk është të eliminojmë stresin. Është të sigurohemi që, në momentet më të vështira, të jemi ne që marrim vendimet dhe jo stresi në vendin tonë.

qz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #42 – Qershor 2026

DIASPORA, pasuria e re strategjike e Shqipërisë!

Ekziston një paradoks në zemër të historisë ekonomike shqiptare të tridhjetë viteve të fundit. Vendi humbi dhe vazhdon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të tij njerëzor që shkon drejt Evropës Perëndimore apo edhe Amerikës së Veriut. Ky proces, i dokumentuar me shifra alarmante është një plagë e hapur sociale e vendit dhe jo vetëm. Çdo vit Shqipëria dhe Kosova humbnin mjekë, inxhinierë, sipërmarrës etj. Fitonin: remitanca.

Por kjo llogaritje gjithmonë ka qenë e paplotë. Dhe tani, me gjeneratën e parë të diasporës shqiptare që ka arritur maturinë profesionale dhe sipërmarrëse, po bëhet e qartë se sa e paplotë ka qenë në të vërtetë.

Krenar Komoni nuk e ndërtoi Tive-n, platformën teknologjike me vlerësim mbi gjysmë miliardi dollarë sepse sistemi e favorizoi. Përkundrazi, ai ia doli duke mbartur me vete kapitalin më të rëndësishëm: aftësinë për të parë mundësi aty ku të tjerët shohin boshllëqe. E njëjta histori përsëritet te Arber Sejdiji, sipërmarrësi nga Kosova që nga Zyrihu kontribuon në transformimin e retail-it global. Po ashtu, Eva Gjoni, Brendon Ahmeti i Synaps etj…Këta nuk janë përjashtime. Ata janë sinjalet e para të një fenomeni më të madh: kapitali shqiptar po krijon vlerë …

See more
Follow us
0