Tentoi ta vriste një grua dhe rrahu një tjetër, arrestohet i dyshuari në Klinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi ta vriste një grua dhe rrahu një tjetër, arrestohet i dyshuari në Klinë

    Insajderi
    07 September 2026 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është prangosur nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 18:30 të dielën në Klinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta një grua, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht një tjetër.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, si dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën e dytë femër kosovare”, thuhet në raport.

    Sipas raportit, lidhur me rastin, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

    Ndërkaq, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe është dërguar në repartin e psikiatrisë, nën mbikëqyrjen e njësive policore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark