Vdes një person në Rahovec, policia gjen prova materiale në vendin e ngjarjes

09:02 | 7 Shtator 2026
H.E

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale që lidhen me rastin.

“Rahovec / 06.09.2026 – NN. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Gjakovë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale relevante për rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale