Lajmet e fundit

Fabio Grosso është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Fiorentinës pas një starti katastrofik në kampionat.
Trajneri italian largohet pas tri humbjeve në tri javët e para të Serie A, rezultat që ka zhgënjyer drejtuesit e klubit.
Fiorentina investoi fuqishëm gjatë merkatos së verës dhe pritshmëritë ishin të mëdha, por rezultatet e para kanë qenë shumë larg objektivave, transmeton Klankosova.tv.
Klubi viola ka vendosur të reagojë menjëherë duke rikthyer Paolo Vanolin në krye të skuadrës. Vanoli rikthehet me misionin për të ndryshuar situatën dhe për ta nxjerrë Fiorentinën nga kriza që në javët e para të sezonit.