MAGAZINË /

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të “Ezel”! Kamerat e sigurisë regjistruan momentet e fundit të Serhat Mustafa Kılıç

Sipas dëshmisë së saj, disa ditë para vdekjes Kılıç nuk kishte shkuar në xhirime, pasi vuante nga dhimbje të forta në qafë, të lidhura me hernien cervikale.

Shkruar nga Versus

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të

Aktori turk Serhat Mustafa Kılıç, i njohur edhe për rolin e tij në serialin “Ezel”, është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Nurtepe të Kağıthanes, në Stamboll.

Sipas mediave turke, aktori u gjet më 5 shtator, ndërsa detajet e dëshmisë së partneres së tij kanë hedhur më shumë dritë mbi orët e fundit të jetës së tij.

E dashura e Kılıç, Özlem Esmergül, me të cilën kishte qenë në një lidhje prej rreth tetë vitesh, tregoi se e gjeti aktorin të ulur në një kolltuk në sallonin e banesës. Fillimisht ajo mendoi se ai ishte duke fjetur, por kur e preku dhe konstatoi se trupi i tij ishte i ftohtë dhe nuk reagonte, kërkoi menjëherë ndihmë.

Sipas dëshmisë së saj, disa ditë para vdekjes Kılıç nuk kishte shkuar në xhirime, pasi vuante nga dhimbje të forta në qafë, të lidhura me hernien cervikale.

Partnerja e tij ka treguar se aktori e kishte telefonuar me zë të përlotur dhe i kishte thënë se ishte larguar nga seti, pasi ishte shumë i mërzitur dhe nuk dëshironte të takonte askënd. Pas kësaj telefonate, ai nuk iu përgjigj më mesazheve dhe telefonatave të saj.

Esmergül deklaroi gjithashtu se Kılıç kishte probleme shëndetësore, mes tyre tension të lartë, gastrit dhe hernie të qafës, për të cilat përdorte medikamente.

Ajo tha se, sipas dijenisë së saj, aktori nuk kishte probleme me alkoolin apo substancat narkotike.

Ndërkohë, shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Trupi i aktorit është dërguar për ekzaminim mjekoligjor dhe pritet që autopsia të përcaktojë rrethanat e vdekjes.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar edhe momentet e fundit të Kılıç para se të hynte në banesë. Në pamje, ai shihet duke pritur ashensorin, por pasi ai nuk mbërriti, u drejtua drejt shkallëve.

Hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së aktorit vijojnë./Versus.al

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të

Poll