Lluka Modriq pushtoi zemrat e tifozëve të Juventusit, mbrëmë e duartrokiten pas zëvendësimit
Skuadra e Juventusit barazoi 1:1 ndaj Milanit mbrëmë në derbin e javës në Serie-n A.
Lluka Modriq la përshtypje të mirë edhe pse në moshën 40-vjeçare, shkruan Indeksonline
Madje pas zëvendësimit, mesfushori kroat mori mbështetje dhe duartrokitje nga tifozët kundërshtarë.
Në “Allianz” të Torinos u ngritën në këmbë pothuajse gjithë tifozët për Modriqin./Indeksonline/

