Leku forcon peshën në kreditim, euro humbet terren/ 87% e huave të reja për individët u dhanë në monedhën vendase

Kredia e re për individët ka vijuar të zgjerohet gjatë shtatë muajve të parë të vitit, ndërsa të dhënat tregojnë një ndryshim të fortë në monedhën e huamarrjes. Sipas “Bankës së Shqipërisë”, gjatë periudhës Janar-Korrik 2026, kreditë e reja për individët dhe institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë atyre arritën në 87.3 miliardë lekë, nga 77 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja vjetore ishte 13.4%.
Vetëm në muajin korrik, huaja e re për këtë kategori arriti në 13.9 miliardë lekë, nga 9.8 miliardë lekë në korrikun e vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 42% brenda një viti.
Por ndryshimi më i fortë vihet re te monedha në të cilën po merret kredia. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, huatë e reja në lekë arritën në 75.7 miliardë lekë, 24% më shumë se një vit më parë. Kjo do të thotë se rreth 87% e gjithë kredisë së re për individët gjatë kësaj periudhe është dhënë në monedhën vendase.
Në kahun tjetër, kreditimi në euro është tkurrur. Në Janar-Korrik 2026, huatë e reja në euro arritën në 11.6 miliardë lekë, nga rreth 16 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rënie prej 27.2%.
Diferenca është edhe më e dukshme krahasuar me strukturën e një viti më parë. Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, kreditë në lekë përbënin rreth 79% të huamarrjes së re të individëve, ndërsa këtë vit pesha e tyre është ngjitur në afro 87%. Në të njëjtën kohë, pesha e huave në euro ka zbritur nga rreth 21% në vetëm 13%.
Edhe korriku konfirmon këtë tendencë. Kreditë e reja në lekë arritën në 12.4 miliardë lekë, rreth 51% më shumë se në korrikun e vitit të kaluar, ndërsa huatë në euro ranë lehtë, në rreth 1.47 miliardë lekë.
Kredia në lekë po bëhet më tërheqëse sidomos për individët që i kanë të ardhurat në monedhën vendase. Në këtë mënyrë, huamarrësit shmangin rrezikun që kësti t’u rritet nëse euro forcohet në të ardhmen, ndërsa huamarrja bëhet më e parashikueshme gjatë gjithë periudhës së shlyerjes. Edhe normat e interesit në lekë janë bërë më konkurruese sipas të dhënave.
Skema e pensioneve arrin rekord kontributesh - 7-mujori/ Mbi 1.3 miliardë euro nga të punësuarit në vend
Në 7 muaj, mbi 1.2 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve......
Franca, tarifa shtesë për Temu dhe Shein - Masat variojnë nga 0.25 euro për një palë çorape, deri në 12 euro për një pallto
Franca filloi, nga e marta, të vendosë masa ndëshkuese ndaj kompanive që përfaqësojnë “skajin më ekstrem të modës së shpejtë”, në përpjekje për të frenuar......
Rumania humbet 770 mln euro nga fondet e BE - Ngërçi politik pengon reformën e pagave në sektorin publik
Rumania pritet të humbasë të paktën 770 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian, pasi partitë kryesore politike nuk arritën të miratojnë në kohë......
Rrugë e re 22 km Roskovec-Lushnje - ARRSH zgjedh projektuesin, oferta fituese 21 mln lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit për studimin dhe projektimin e rrugës së re që do të lidhë Roskovecin me Lushnjën. Kompania......
Rritet besimi i bizneseve dhe konsumatorëve - Udhëhiqet nga ndërtimi, tregtia dhe shërbimet
Klima ekonomike në vend është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit gusht, me rritjen e besimit në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Treguesi i Ndjesisë......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të martë të dobësohet duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79 lekë dhe është......
Paralajmërime të forta për rreziqet e IA - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Mund të destabilizojë sistemin financiar
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka paralajmëruar ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-s se zhvillimi i shpejtë i......
Italia përballet me rënie të fortë të popullsisë - ISTAT paralajmëron për tkurrje me rreth 4 milionë banorë deri në 2050-ën
Popullsia e Italisë pritet të tkurret me pothuajse 4 milionë banorë deri në vitin 2050, duke krijuar presion të madh mbi ekonominë dhe sistemin e mirëqenies,......

